Transmetuar më 24-01-2020, 16:06

Në një kohë kur ky është një sezon i gripit dhe virozëve, nënkryetari i LSI-së, njëherësh dhe ish-ministër i Shëndetësisë, Petrit Vasili vjen me një apel për shëndetësinë.

Përmes një postimi në Facebook’, Vasili thekson se Shqipëria ka eksperiencë në të shkuarën në përballimin e SARS në vitin 2003. Sipas tij adaptimi i të njëjtave masa epidemike të 2003-ës duhet të merren dhe tani.

"Shqipëria ka eksperiencë mjaft të mirë në të shkuarën në përballimin e SARS(Severe Acute Respirator Sindom) ne pandeminë e prillit te vitit 2003. Adaptimi i të njëjtave masave epidemiologjike të vitit 2003 është logjik edhe tani.

Le ti shohin dhe ti bëjnë pa humbur kohë, se i kanë të gatshme pasi ajo ishte një histori suksesi e çertifikuar për Shqipërinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Pak rreptësi më shumë në parandalim dhe kontroll do të thotë më shumë siguri për shëndetin e qytetarëve. Të fitohet koha ky është kyçi i suksesit në përballimin e risqeve epidemike", shkruan Vasili./b.l/noa.al/