Transmetuar më 24-01-2020, 15:09

Kina ka kufizuar udhëtimin e njerëzve drejt provincës Hubei, qendra nga ku doli koronavirusi, pasi numri i vdekjeve ka arritur në 26.

Pritet që sëmundja vdekjeprurëse të prekë 20 milion njerëz në rreth 10 qytete, përfshirë qytetin Wuhan.

Të enjten, u konfirmua vdekja e parë nga virusi në provincën veriore të Hebei.

Një tjetër vdekje u raportua në provicën verilindore të Heilongjiang. Provinca kufizohet me Rusinë dhe është më shumë se 2,000 kilometra nga Wuhan.

Në Kinë, aktualisht ka 830 raste të konfirmuara të pacientëve të infektuar me virus.

Një numër i vogël i rasteve të konfirmuara janë gjetur gjithashtu jashtë Kinës, përfshirë Tajlandën, ShBA-në, Tajvanin, Korenë e Jugut, Japoninë, Vietnamin dhe Singaporin.

Lista në rritje vjen në prag të Vitit të Ri Lunar, një nga datat më të rëndësishme në kalendarin kinez, kur miliona njerëz udhëtojnë drejt Kinës./a.m/noa.al