Transmetuar më 24-01-2020, 15:12

Së paku gjashtë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri në Gjermani.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Rot am See, në perëndim të Norimberga.

Siç raportojnë mediat vendase, viktimat janë pjesë e së njëjtës familje, ndërkohë që agresori u ndalua.

Ndërkohë policia deklaroi se nga të shtënat ka disa të plagosur.

Lidhur me arsyet e ngjarjes hetimet janë në vijim, teksa operacioni policor vijon, për shkak se dyshohet se ka të përfshirë të tjerë. /a.y/noa.al