Transmetuar më 24-01-2020, 14:30

Presidenti i Këshillit të Europës, Charles Michel, në konferencën e mbajtur me Kryeministrin Edi Rama, pas takimit të mesditës së sotme në godinën e qeverisë, deklaroi se në tryezën e Bashkimit Europian do të jetë rasti për të dialoguar për integrimin, në mënyrë që të merren vendime për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë.

Ai tha se sot nuk ka unanimitet por se do të organizohen mbledhjet në javët e ardhshme për një pozicion unanim, duke shtuar se ka një pikë të rëndësishme që është e pranishme në tryezën e mbledhjes së fundit.

“Shtylla e parë është domosdoshmëria për kryetarët e qeverive që të bien dakord mbi mënyrën se si do e mendojnë procesin e zgjerimit, cilat do të jenë reformat, me qëllim që ky proces të jetë i besueshëm. Ky është debati që do të jetë në Këshillin Europian”, tha Presidenti i KiE.

Më tej Michael përmendi si pikë të dytë propozimin për hapjen e negociatave, ku tha se do të jetë si debat në Këshillin e Europës, duke nënvizuar se do të ketë nevojë për konsultimin e vendeve anëtare, me anë të një dialogu intensiv.

Si pikë të tretë dhe kryesore, ai përmendi mobilizimin për arritjen e një pakti investimesh dhe rritjesh ekonomike për Ballkanin Perëndimor, që do të mobilizojë të gjitha sferat e mundshme, për zhvillimin ekonomik dhe për të çuar përpara të gjitha bashkëpunimet rajonale.

“Ne pohojmë edhe njëherë që fati i Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor duhet të jetë krejtësisht i kthyer drejt Europës. Është një bindje shumë e fortë, ndaj duhet vijuar në mënyrë shumë të rregullt, ndaj kërkojmë më shumë angazhim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin, ndaj është e rëndësishme që të punojmë bashkë, e ardhmja e këtij rajoni është e kthyer drejt Europë dhe e rrënjosur në Europë. Duhet të forcojmë punën për të rritur besimin dhe të kemi rezultate të prekshme për vendet e përfshira dhe të ketë hapa papara”, deklaroi Presidenti i KiE. /a.y/noa.al

Rama: Europa s’do na lërë vetëm në përpjekjen për rindërtim. Presidenti i KiE: Mbështetje, jo mëshirë