Transmetuar më 24-01-2020, 13:52

Ish- ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar me kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla i cili dje u paraqit në SPAK pasi kjo nisi hetimin pas videos me kokainë.

Në fakt dje Lefer Alla është paraqitur pa syzet e tij ku duket në të shumtën e videove dhe fotove në rrjetet sociale, por Ylli Manjani shtron pyetjen si i ka ardhur shikimi para SPAK apo syzet i ka për përdorim të kufizuar.

Manjani shton më tej se Alla ndoshta ka dashur të thotë që s’është ai në video pasi ai ka syze.

"Shumë interesant! Zotëria paska qenë para SPAK dje pa syze… Ndoshta ka dashur të thotë që "sjam unë ai i drogës në video, sepse ai ka syze…"

Nëse Artan Hoxha ka të drejtë, lind pyetja: Ti ketë ardhur shikimi para SPAK, apo syzet i ka për përdorim të kufizuar?!", shkruan Manjani./b.l/noa.al/