Transmetuar më 23-01-2020, 23:07

Një video e kryebashkiakut  të Bulqizës, Lefter Alla, i cili u kap duke pirë kokainë ka sjellë debate dhe reagime të shumta.

Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet në “Opinion” nëse konsumonte edhe ai lëndë narkotike apo stimulantë.

Ai thotë se kokaina e tij është e vërteta dhe se nuk përdorte as qetësues për gjumë.

E pyeti drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu: Ka përdorur lëndë narkotike z. Berisha? Thoshin që merrni stimulant për të qenë aq energjik …

"E vërteta është kokaina ime. Pasioni për të vërtetën më shumëfishon energjinë mua nga mëngjesi deri në darkë", – u përgjgij Berisha.

Por Fevziu insistoi se ai, "asnjëherë nuk ka marrë stimulantë?"

"Kurrë! Unë nuk marr në mënyrë të prerë as qetësues gjumi", – shtoi ish-kryeministri. – "Unë përdor meditimin pozitiv si kurën më të mirë. Ndodh që nuk më merr gjumi dhe lexoj. Mund të shkojë ora 3-4. Përveç se lexon çfarëdo, të nesërmen ngrihesh i kënaqur", – theksoi Sali Berisha.

/NOA.al