Transmetuar më 23-01-2020, 21:51

Virusi vdekjeprurës që ka dalë nga Kina po përhapet me shpejtësi edhe në shtetet tjera. Sot është konfirmuar se ka mbërritur edhe në Europë, pasi rezultatet e gjashtë pacientëve kanë rezultuar pozitivë.

Ata janë dërguar në spitalet e Skocisë dhe Irlandës Veriore për tu testuar pasi u kthyen nga Kina me simptomat e gripit. Koronavirusi thuhet se shkakton vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe dhimbje të forta koke.

Pacientët e paindetifikuar dyshohet të jenë nga Wuhan, qyteti ku shpërtheu virusi që ka vrarë 18 persona, thonë zyrtarët.

Më shumë se 10 mijë pacientë në këtë qytet mund të jenë të infektuar, por vetëm 608 raste janë konfirmuar. Ndërkohë virusi ka depërtuar në shtete të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Korenë, Tajvanin, Tajlandën.

Shkencëtarët thonë se nuk kanë parë kurrë një virus që përhapet nëpërmjet kollës dhe tështimës nga një person pranë. Testet mbi pesë pacientë në Skoci ende nuk e kanë përjashtuar koronavirusin. Është e paqartë se ku po mjekohen, por burimet për mediat britanike thonë se janë në Spitalin Universitar Queen Elizabeth të Glasgow dhe në Royal Infirmary të Edinburgh.

Pacienti në Irlandën Veriore, i cili gjithashtu udhëtoi nga Wuhan, por nuk dihet se kur, po kurohet në Spitalin Royal Victoria të Belfastit./a.m/noa.al