Transmetuar më 23-01-2020, 18:08

Mëngjesin e djeshëm, Prizreni u trondit nga një ngjarje e rëndë pasi u vra një çift shqiptar.

Durim dhe Suada Hadri kishin vetëm tre ditë që ishin kthyer nga Suedia për të bërë pushime në vendlindje, por gjetën jetën nga një plumb i vetëm në kokë.

Në Prokurori është mësuar se burri ishte qëlluar me plumb në pjesën e ballit, ndërsa gruaja kishte marrë plumb në pjesën mbrapa kokës, raportojnë mediat kosovare.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një kuti me 49 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, ka thënë policia.

Dyshohet se pistoleta është arma me të cilën u krye vepra penale, e cila po cilësohet si vrasje e rëndë nga policia.

Hetimet vijojnë por ende nuk është bërë arrestim dhe nuk ka detaje rreth motivit që i shkaktoi vdekjen çiftit shqiptar.