Transmetuar më 23-01-2020, 16:18

Adoleshentët duket se nuk e preferojnë seksin sa prindërit e tyre. Një studim i ri në Australi tregon se të rinjtë po bëjnë seks më pak se prindërit e tyre vetëm për shkak të rrjeteve sociale.

Ekspertët thonë se 40% e njerëzve në mes të moshës 18 dhe 24 vjeç nuk kanë bërë kurrë marrëdhënie seksuale dhe 15% bëjnë seks një herë në muaj.

Ndërkohë 30% e njerëzve të moshës 40 – 49 vjeç, bëjnë seks një herë në muaj, sipas studimit me 50 mijë njerëz.

Seksologia Jacqueline Hellyer tha se adoleshentët janë duke zëvendësuar takimet reale me ato në internet dhe mund të humbasin aftësinë për të komunikuar ballë për ballë.

Susan Tuckwell, një terapiste seksi në Sidnej, tha se pornografia në internet po ndryshon mënyrën se si njerëzit ekspozohen ndaj seksit.

Ajo tha se disa njerëz “mund të eksitohen vetëm nga imazhet pornografike” ndërsa të tjerët nuk mund ta ekspozojnë marrëdhënien e tyre nga bota dixhitale në atë reale./a.m/noa.al