Transmetuar më 23-01-2020, 15:05

Mjekët kinezë janë fotografuar duke transportuar një pacient me virusin vdekjepurës brenda një tubi plastik me qëllim që të shmangin përhapjen e infeksionit.

Pamjet tregojnë dy mjekë të veshur me kostume mbrojtëse që nxjerrin pacientin nga ambulanca dhe po e fusin brenda spitalit.

20 punonjës mjekësor në Kinë janë pajisur me veshje të posaçme që të mos marrin virusin dhe të kurojnë pacientët.

Virusi me origjinë nga Wuhan, një qytet me 11 milion banorë në Kinën qendrorë ka vrarë 17 njerëz dhe ka lënë të sëmurë më shumë se 530 persona.

Raste vdekje janë raportuar në Tajlandë, Kore të Jugut, Japoni, Tajvan dhe Shtetet e Bashkuara./a.m/noa.al