Transmetuar më 23-01-2020, 11:48

Pas publikimit në media të një video ku pretendohej se kryebashkiaku socialist i Bulqizës, Lefter Alla shihej duke pirë kokainë në një lokal, nisin hetimet ndaj tij.

Hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Posaçme antikorrupsion, e njohur ndryshe si SPAK.

Alla po hetohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, vepër nga e cila rrezikon deri në 10 vite burg.

Ndërkohë që pritet sekuestrimi i videos së publikuar, për të zbuluar nëse personi në fjalë është vërtetë Alla dhe nëse video është origjinale.

Hetimet ndaj Lefter Allës, nisin pas thirrjeve të drejtuara nga Partia Demokratike.

Nga ana e tij kryebashkiaku e cilësoi gjithçka si montazh dhe paralajmëroi se një shantazh i tillë nuk do të ecë. /a.y/noa.al

Video duke konsumuar kokainë, PD i bën thirrje SPAK: Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht

U filmua duke konsumuar kokainë, Lefter Alla: Montazh! Nuk ka shanse që t’ju ecë ky shantazh

Publikohen pamjet, kryebashkiaku në lokal duke pirë kokainë