Transmetuar më 23-01-2020, 10:38
Një person ndodhet në gjendje të rëndë, si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë.
Në zonën e Kombinatit, në rrugën e "Qelqit" një makinë ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e plagosura Th.M., 64 vjeçe është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, teksa dyshohet se mjeti i cili përplasi këmbësorin, ka qenë duke ecur me shpejtësi.
Nga ana e policisë u bë shoqërimi i drejtuesit të mjetit, Sh.H., për tu marrë në pyetje. /a.y/noa.al