Transmetuar më 23-01-2020, 09:50

Gjenerata të ndryshme janë rritur duke parë aventurat e saj. Pipi Çorapëgjata është një nga personazhet që ka mbetur në kujtesen e të gjithëve.

Popullariteti i Pipit është aq i madh, saqë gjenerata të ndryshme janë rritur duke parë aventurat e saj me Anikën dhe Tomin.

Rolin, që i ka bërë ballë viteve e ka luajtur aktorja suedeze, Inger Nilsson. Më poshtë ju sjellim disa fotografi të aktores në rolin e Pipi Çorapëgjatës.

Kujtojmë se, Nilsson rolin e parë në karrierën e saj pati atë të Çorapëgjatës, madje edhe sot në shekullin 21, njerëzit ende e njohin atë kudo që shkon. Inger Nilsson sot është 60-vjeçare dhe jeton në Suedi.