Transmetuar më 23-01-2020, 08:09

Këtë të mërkurë në emisionin “Ftesë në pesë” nga Bieta Sulo u trajtua tema e mëmësisë dhe ulja e numrit të lindjeve nga gratë shqiptare.

Të ftuara në studio ishin Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho. Ermira ka treguar në studio se do të ishte e lumtur nëse do të bëhej nënë për herë të pestë.

Po ashtu ajo ka nxitur dhe moderatoren Bieta Sulo, për të pasur një tjetër fëmijë.

Kur Bieta kërkoi mendimin e publikut, të pranishmit shprehën dëshirën që Kroi të bëhet më motër.

“U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”, u shpreh më pas moderatorja.

Kroi i vogël e ka ndryshuar totalisht jetën e Bietës, kështu që një fëmijë tjetër do të ishte i mirëpritur.