Transmetuar më 22-01-2020, 22:23

Publikimi i videos, ku pretendohet se kryebashkiaku i Bulqizës është filmuar duke pirë lëndë narkotike, ka ngjallur debate të shumta. PD kërkon hetime nga prokuroria dhe shkarkimin e menjëhershëm të tij.

Për këtë rast ka reaguar edhe zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda, e cila u shfaq spektike për vidoen e Lefter Allës.

Voda tha se duhet të vërtetohet nëse video është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë do të veprojnë agjensitë ligjzbatuese.

E ftuar sot në emisionin “Byro Politike”, Voda tha se duhet të vërtetohet nëse video është e vërtetë dhe nëse më pas rezulton e tillë do të veprojnë agjensitë ligjzbatuese.

“Për sa i përket rastit vlen të analizohet kjo video, është i zgjedhur ka bërë një formular. Unë besoj që agjencitë ligjzbatuese në vend do të merrem me këtë rast. Unë nuk kam dijeni konkrete për herë të parë po e shikoj këtu. Por jam mëse e bindur se agjensitë ligjzbatuese do të marrin hapat e tyre", tha ajo.

"Konsumimi i lëndëve narkotike nuk është vepër penale, por duhet të veprohet. Por sigurisht është gjë tjetër komplet është i zgjedhur vendor. Duhet parë nëse video është e vërtetë. Nëse është e vërtetë unë jam e bindur se agjencitë ligjzbatuess do të veprojnë”, theksoi ajo.

Gazetari Artan Hoxha tha se nuk kishte asnjë dyshim për vërtetësinë e saj. Ai shprehu habi me faktin se si është e mundur që PS, më 30 qershor, kur e kishte fitoren në tavolinë dhe nuk kishte garë, e pati të vështirë të zgjidhte njerëzit e duhur. Madje ai ngriti edhe dyshime se në ato bashki ku pati qeverisur e djathta, të majtët po dalin të gjithë të inkriminuar.

/NOA.al