Transmetuar më 22-01-2020, 21:49

Kohëve të fundit, Rudina Dembacaj është ndër emrat e ekranit më të komentuar në faqet rozë.

Ajo ishte e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin gëzon edhe vajzën Viktoria, por historisë së tyre i erdhi fundi.

Pas shumë spekulimeve se po përjetonte një histori të re, Rudina konfirmoi në Instagram lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku.

Në disa imazhe të ngrohta, ajo shkruajti se e do si partner në jetë dhe biznes. Ditën e djeshme, Rudina tregoi se kishin udhëtuar jashtë Shqipërisë, por nuk e zbuloi vendin.

Pak orë më vonë reagoi ish-bashkëshorti, por nuk dihet nëse i referohet çiftit të ri. Ai postoi një fotografi me armë, alkool, por nuk dihet çfarë dëshironte të tregonte me atë imazh. /a.m/noa.al