Transmetuar më 22-01-2020, 20:21

Një 41-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë në prangat e policisë italiane pas 10 vitesh në kërkim.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet dyshohet si personi që sulmoi, dhunoi dhe grabiti një prostitutë përgjatë zonës së Paullese, pikërisht jashtë Pandinos në vitin 2010.

Shqiptari do të hetohet nga Prokuroria për veprat penale "Rrëmbim", "Dhunë seksuale", "Grabitje të rëndë" dhe "Plagosje".

Mediat italiane raportojnë se në vitin 2010, prostituta me kombësi rumune u detyrua të hipte në makinë, ku u rrah dhe u detyrua të kryente marrëdhënie seksuale e më pas u grabit.

Në atë kohë, karabinierët morën materialin biologjik të sulmuesit në rrobat e vajzës dhe profili i tij kishte mbetur i panjohur për vite, deri në ditët e fundit.

Falë specialistëve të Ris of Parma, u gjet një korrespodencë midis materialit të gjetur dhe ADN-së së 41 vjeçarit shqiptar. /a.m/noa.al