Transmetuar më 22-01-2020, 15:05

Një ushtar transgjinor nga Korea e Jugut thotë se do të padisë ushtrinë pasi e përjashtuan për shkelje të rregullave pas ndryshimit të gjinisë.

Byun Hui-soo, 22 vjeç, iu bashkua ushtrisë si një mashkull, por pati një operacion për të ndyrshuar gjininë vitin e kaluar.

Ajo akuzoi ushtrinë për "intolerancë" për pakicat seksuale.

Koreja e Jugut mbetet konservatore për çështjet e identitetit seksual.

Rasti i Byun ka nxitur debat mbi trajtimin e ushtarëve transgjinorë, si dhe të atyre nga komuniteti i gjerë LGBTQ.

Të gjithë burrat e aftë në Korenë e Jugut janë të detyruar të kryejnë shërbimin ushtarak për gati dy vjet./a.m/noa.al