Transmetuar më 22-01-2020, 14:27

Mozzik dhe Tayna kanë bashkëpunuar për një projekt të ri muzikor, të titulluar "Edhe ti", të cilin duket se ia dedikojnë hapur Loredanës.

Në tekstin muzikor, përmendet më së shumti shprehja: "Lakmitare! Ke mendu që dashuria është veç pare".

Në frazat e tjera, Mozzik e Tayna bëjnë me dije se nuk mund të humbet dashuria për një natë qejfi.

Kështu nxisin spekulimet se Loredana mund të ketë tradhtuar Mozzik. Më parë, reperja doli në një deklaratë për një emision në Kosovë duke thënë se ndarja me reperin shqiptar nuk ka një arsye të qartë, thjesht ishin shumë të stresuar.

Më pas reagoi Mozzik duke i thënë se po gënjen pasi për të ka më shumë rëndësi fama se muzika. Këtë e nënkuptoi edhe në tekstin e ri muzikor, i cili duket sikur është thumb i hapur për Loredanën.

Kjo e fundit ka nisur një lidhje të re dashurie me producentin Macloud dhe dyshohet se prej asaj historie, i erdhi fund martesës së saj me Mozzik./a.m/noa.al

Mozzik reagon ashpër ndaj Loredanës: Nuk të ka hije me gënjy! Do ishim ende bashkë nëse…