Transmetuar më 22-01-2020, 11:24

Pas denoncimit nga gazetari investigativ Artan Hoxha se një kryetar bashkie në vend, është filmuar teksa pi kokainë në një ambient publik, dalin edhe pamjet e para.

“Abc news” publikoi sot në mëngjes në emisionin “ABC e mëngjesit” foto të këtij momenti,

të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.

Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.