Transmetuar më 22-01-2020, 10:22

Dalin detaje të reja lidhur me grabitjen dhe plagosjen e një çifti në zonën e Alliasit në Tiranë, mbrëmjen e 19 janarit.

Dy persona hynë në banesën e Petrit dhe Afërdita Lazes dhe pasi u përballën me ta, u konfliktuan dhe i plagosën, në sy të vajzës 17 vjeçe.

Teksa dyshohet se një person ruante jashtë vilës, dy të tjerët që hynë në banesë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim policia.

Njëri prej tyre është banor i Alliasit në një lagje me çiftin Laze, person me precedent penalë. Ndërsa tjetri, ishte një i njohur i bashkëshortëve, i cili punonte në dyqanin e bukës të cilin çifti kishte në pronësi.

Policia ka ushtruar kontroll në banesat e të dyshuarve, por nuk i ka gjetur, teksa dyshohet se ka qenë punëtori i çiftit Laze ai që ka dhënë informacion mbi hyrjen në banesë.

Vajza 17-vjeçare e çiftit ka treguar para hetuesve se ishin dy persona të armatosur dhe të maskuar ata që hynë në banesë.

Ajo ka treguar se kishin planifikuar që të dilnin jashtë Tiranës, kur hynë autorët.

Ndërkohë policia dyshoi qysh në fillim se autorët janë të njohur ose të afërm të çiftit, për shkak të lëvizjes së sakta në banesë.

Grabitësit të përballur me të zotët e shtëpisë, i këcënuan dhe pas rezistencës qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur 61-vjeçarin Petrit Laze dhe gruan e tij Afërdita Laze.

Ngjarja tronditëse ndodhi në rrugën ‘Njazi Meka’ në zonën e Alliasit. Familja me origjinë nga Skrapari prej mbi 20 vitesh ishin transferuar në Tiranë dhe jetonin në katin e dytë të vilës ku ndodhi ngjarja, pasi kati i parë ishte furrë buke.

Në gjendje më të rëndë ishte burri, i cili pas një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të plumbit në bark, ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ashtu si dhe gruaja e cila mbeti e plagosur në këmbë. /a.y/noa.al