Transmetuar më 22-01-2020, 10:03
Foto ilustruese

Një person i cili tentoi që të vidhte një banesë, është vënë në prangat e policisë.

Nga shërbimet e policisë Shkodër, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe reagimit të shpejtë u arrestua në flagrancë Tom Verri, 36 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë mbrëmjen e kësaj të marte, pasi u kap në flagrancë në banesën e shtetasit I. D., 50 vjeç, në lagjen “Daniel Matlia”, Shkodër, në tentativë për të vjedhur.

Gjithashtu, 36-vjeçari ka thyer vendimin e gjykatës, pasi ndaj tij Gjykata e Apelit Shkodër, me vendim Nr. 277, datë 16.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës.

Ndaj Verrit materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Vjedhja, e mbetur në tentativë” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. /a.y/noa.al