Transmetuar më 22-01-2020, 09:21

Arrestohet një i ri suedez, si autor i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Flamur Alex Beqiri në prag të Krishtlindjes në Britani.

Daily Mail raporton se në pranga është vënë një 22 vjeçar. Ai u arrestua nga Policia Daneze ndërsa po kthehej nga një udhëtim në Tajlandë.

“Një 22-vjeçar u arrestua në Aeroportin e Kopenhagës, Danimarkë, më 20 janar me një Urdhër Arresti Evropian, i dyshuar për vrasjen e Flamur Beqirit. Ai është në paraburgim në Danimarkë në pritje të procedurave të ekstradimit për në Mbretërinë e Bashkuar", taporton një zëdhënës policie.

Ndërkohë të tjera media shkruajnë se bëhet fjalë për Anis Hemissi, 22 vjeç, një ‘kikboksier’ nga Suedia që është arrestuar për vrasjen brutale të ‘’mbretit” shqiptar të drogës Flamur Beqiri. Hemissi, u arrestua në aeroportin e Kopenhagenit të hënën gjatë natës.

Kujtojmë se në vitin 2008 Flamur Beqiri ishte një nga burrat më të kërkuar në Suedi pasi detektivët thanë se ai ishte pjesë e një bande ndërkombëtare të kontrabandës së drogës që transferoi 2 milion paund kanabis në Skandinavi.

Ndërkohë që emri i tij, sipas hetimeve ishte i lidhur në disa vrasje të bandave në Suedi. Beqiri, vëlla i modeles së njohur Mise Beqiri dhe baba i dy fëmijëve u vra përpara gruas së tij Debora Krasniqi dhe fëmijës së tij, jashtë shtëpisë së tyre në Jug-Perëndim të Londrës, në 24 dhjetor./b.l/noa.al/

Britania bëri “një sy qorr” për bosin e drogës shqiptar? Daily Mail zbulon jetën kriminale të Flamur Beqirit që u vra në mes të Londrës