Transmetuar më 22-01-2020, 08:17

Prej muajsh tashmë është bërë publike lidhja mes këngëtares Genta Ismajli me një biznesmen turk.

Lidhja mes tyre duket se po ecën më së miri dhe Genta tashmë ka nisur që të mos rezervohet.

Kështu së fundmi ajo ka publikuar një video me anë të së cilës tregon momente intime me biznesmenit 39-vjeçar turk, Husen Usta.

Ata shihen duke u puthur dhe këngëtarja bën ledha ndaj tij.

Për herë të parë pas shumë vitesh, Genta duket se ka fituar siguri në lidhje, duke guxuar që të zbulojë më shumë për ndjekësit. /a.y/noa.al