Transmetuar më 22-01-2020, 00:03

E ndërsa Granit Xhaka nuk e fshehu gëzimin pas ndeshjes sw sotme derbi të Londrës, ku skuadra e tij mori një barazim të çmuar me Chelsea, bashkëshortja e futbollistit me origjinë shqiptare ndau në rrjetet sociale një foto nga vajza e tyre, e ardhur në jetë pak kohë më parë.

Chelsea dhe Arsenali ndanë pikët (2-2) në derbin e Londrës, ku për më shumë se 65 minuta “Topçinjtë” luajtën me një lojtar më pak, pasi David Luiz ndërhyri në mënyrë të gabuar si lojtar i fundit, duke i mohuar golin sulmuesit kundërshtar.

Granit Xhaka postoi në Instagram një foto duke mos e fshehur gëzimin pas ndeshjes dramatike, ku skuadra e tij shmangu humbjen.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e Granitit, po në Instagram, ndau një foto të vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë. Edhe ajo nuk e fshehu krenarinë që bashkëshorti i saj vazhdon të jetë në majat e larta të futbollit dhe vajza po rritet dita-ditës.

"Ëngjëlli i mamit dhe i babit", shkroi Leonita, bashkëshortja e Granitit, pas fotos së bërë publike për vajzën e tyre, sot në Instagram./NOA.al