Transmetuar më 21-01-2020, 21:43

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Vlorë.

Policia e Vlorës, e mbështetur nga forcat RENEA, po zhvillon gjatë mbrëmjes një aksion në lagjen "10 korriku" të qytetit bregdetar.

Nga të dhënat më të fundit mësohet se RENEA dhe policia e Vlorës po ushtrojnë  kontrolle edhe në automjetet e dyshimta.

Aksioni  raportohet se është përqëndruar kryesisht në njësitë administrative të qytetit si në fshatin Hoshtimë. Në këtë fshat pak ditë më  parë u arrestua një prej 8 më të kërkuarve.

Gjithashtu edhe në fshatra dhe njësi administrative të tjera ku në rrugë operative janë siguruar  informata se mund të strehohen persona të lidhur me krimin po kryehn kontrolle të shumta.

Aksioni në Vlorë ka në fokusin kryesor dhe po kryhet për kapjen e disa personave që i kanë shpëtuar dënimeve, apo që janë shpallur në kërkim./NOA.al