Transmetuar më 21-01-2020, 20:39

Sot ishte ditëlindja e një prej aktorëve më të spikatur të kinematografisë shqiptare.

Ashtu siç e karakterizon, modest në jetë, edhe këtë përvjetor, Ndriçim Xhepa e festoi në privatësi të plotë 63-vjetorin e lindjes. Mes urimeve të shumta nga miq të afërm dhe dashamirës të aktorit, Njësia numër 10 e Bashkisë së Tiranës i dërgoi një mesazh të veçantë, duke mos e fshehur krenarinë që në zonën e saj jeton pikërisht një ndër emrat më të mëdhenj të artit shqiptar.

"Ndriçimi nuk është vetëm “Njeriu i mirë” i skenës, por një njeri i mirë dhe i thjeshtë edhe në jetë".

“Aktori nuk ka nevojë të flasë për një rol, të lodhë shikuesin duke shpjeguar si e ka arritur, kur spektatori e sheh vetë,” shprehet ai. Kjo fjali është thelbi i një ikone të qytetarisë së kryeqytetit".

"Puna flet vetë. Është ky shembulli më i mirë që ofron një qytetar artist për qytetarët e kryeqytetit tonë. Njeriu i mirë i fjalës në skenë dhe i veprës ne jetë sot ka ditën e lindjes, ndërkohë që kryeqyteti ynë i dashur mbush plot 100 vjet!"

"Edhe 100 Ndriçimi ynë!", thuhej në mesazhin e Njësisë Administrative Nr 10 në Tiranë.

Ndriçim Xhepa lindi në Tiranë më 21 janar 1957. Eshte dajli i “Artistes se Popullit” Margarita Xhepa. Pas mbarimit te studimeve per aktor ne Institutin e Larte te Arteve, më 1979, filloi punën si aktor në Teatrin Kombëtar.

Interpretimet e tij në fima, ku spikati gjatë viteve ’80-’90, njihet nga të gjithë dashamirësit e filmit dhe artit shqiptar. Konsiderohet bashkë me të ëmën, Margaritën, një ndër ikonat e filmit shqiptar.

Në teater ka inerpretuar rreth 35 role,

Është tri herë fitues i  Kupës për ‘’Aktorin më të mirë ‘’në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i  çmimit ‘’Aleksandër Moisiu’’ për ‘’Aktorin më të mirë" në Festivalin Kombëtar të Teatrit më 1986 dhe 1995. Mban titujt "Artist i Merituar", dhe " Mjeshtër i Madh i Punës’’.

/NOA.al