Transmetuar më 21-01-2020, 19:30

Aktorja e njohur, Pamela Anderson është martuar për herë të pestë. Mashkulli që i vodhi zemrën 52-vjecares është producenti Jon Peters, 74 vjec.

Mediat e huaja raportojnë se ata janë martuar në fshehtësi në një ceremoni private në Malibu. Megjithatë, nuk kanë dalë ende fotografi nga dasma.

Jon është producent i njohur, i cili ka krijuar filmat “Flashdance”, “Ëitches Of Eastëick” dhe “Batman”.

Thuhet se Pamela dhe Jon janë takuar për herë të parë para 30 vitesh në rezidencën “Playboy”.

Partneri i fundit i aktores ishte Adil Rami. Më parë, ajo ka qenë e martuar me yllin e muzikës rock Tommy Lee, me të cilin ka dy djem të rritur, muzikantin Kid Rock dhe biznesmenin Rick Salomon.

Me këtë të fundit, u martua dhe u divorcua dy herë. /noa.al/