Transmetuar më 21-01-2020, 18:25

Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj po e shijon historinë e dashurisë me ish-deputetin Mark Frroku.

Ajo bëri publike lidhjen para disa javësh, duke thënë se e do si partner në jetë dhe në biznes.

Së fundmi, ata duket se kanë udhëtuar për disa ditë pushime.

Këtë e ka treguar Rudina me anë të një fotografie në Instagram ku duken të buzëqeshur e të përqafuar.

Moderatorja dhe aktorja e njohur ka vendosur që ti bllokojë komentet për të shmangur reagimet negative të ndjekësve.

Kujtojmë se më parë ishte e martuar me Aleksandër Varfaj, me të cilin gëzon vogëlushen Viktoria. /noa.al/