Transmetuar më 21-01-2020, 17:58
Foto ilustruese

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan- Librazhd, pranë fshatit Labinot Fushë.

Mjeti tip kamionçin, me drejtues F.M., 52 vjeç,  banues në fshatin Shalës, Cërrik, u përplas me një motoçikletë.

Si pasojë u plagos drejtuesi, i identifikuar me inicialet H.S., 52 vjeç, banues në Elbasan dhe pasagjerja L.S.

Policia ka njoftuar se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi  hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /noa.al/