Transmetuar më 21-01-2020, 14:48

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla priti sot në një takim familjarë të protestuesve, të cilët mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Balla shkruan se 4 dëshmorët, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë.

Sipas Ballës, shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë.

"Sot 9 vite nga 21 Janari 2011💔! Nderim dhe respekt dëshmorëve🇦🇱 Ziver Veizi🌹, Faik Myrtaj🌹, Hekuran Deda🌹 dhe Aleks Nika🌹, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri.

Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë", shkruan Balla./b.l/noa.al/

21 Janari, familjarët dhe përfaqësues të mazhorancës vendosin lule në vendet ku u vranë 4 protestuesit