Transmetuar më 21-01-2020, 09:22

Një djalë i ri u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë, në zonën e “Astirit”.

28-vjeçari Vilson Tafçiu u ekzekutua pranë një lokali, teksa ndodhej nën shoqërinë e dy personave, ndërkohë që mësohet se në mars të vitit 2018 ishte arrestuar në Francë për trafik droge.

Pas qëndrimit për disa muaj në paraburgim, ai ishte deportuar dhe qysh prej nëntorit, ka jetuar në Belgjikë. I riu i cili njihej edhe si Vilson Noka, kishte ardhur në zonën ku ndodhi krimi pasi pak ditë më parë i kishte vdekur gjyshja.

Teksa dyshohet se ekzekutimi i tij ka lidhje me të kaluarën dhe konfliktet në dy shtetet ku ka jetuar, kamerat e sigurisë së bizneseve përreth kanë fiksuar dy makina, teksa largoheshin me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njëri nga drejtuesit e dy mjeteve është shoqëruar dhe gjatë marrjes në pyetje ka thënë se ka ikur me shpejtësi pasi ka dëgjuar të shtënat.

Makina e autorëve, mendohet se është mjeti tjetër me ngjyrë të zezë “Golf 6”, prej të cilës nuk ka gjurmë.

Paraprakisht dyshohet se të riun dibran e kanë thirrur në emër dhe më tej e kanë qëlluar duke e vrarë. /a.y/noa.al

Detaje/ I riu ndodhej në Astir për varrimin e gjyshes, ishte me dy vajza në lokal para se të qëllohej për vdekje

Tiranë/ Zbulohet identiteti i të riut që u vra në Astir, si ndodhi atentati