Transmetuar më 21-01-2020, 09:02
Foto ilustruese

Persona të maskuar nëpërmjet kërcënimit, grabisin një pikë karburanti në Bilisht të Korçës.

Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, në hyrje të Bilishtit.

Mësohet se tre persona të maskuar kanë shkuar në pikën e karburantit dhe nën kërcënim,

i kanë marrë rojes një shumë e konsiderueshme parash, në lekë dhe euro.

Kamerat e sigurisë së karburantit janë sekuestruar nga policia, ndërkohë që po punohet për identifikimin e autorëve. /a.y/noa.al