Transmetuar më 21-01-2020, 08:30
Pistoletat e sekuestruara

Një operacion i policisë së Krujës i koduar “Cudhi” ka zbardhur brenda një kohe të shkurtër vjedhjen nën kërcënimin e armës së xhiros ditore të një lokali në Krujë.

Vihet në pranga njëri nga autorët e dyshuar, i cili gjatë momentit të arrestimit u kap me dy pistoleta në brez.

Efektivët e policisë Krujë në bashkëpunim me Prokurorinë bënë të mundur zbardhjen në kohë rekord të ngjarjes së ndodhur mëngjesin e datës 19 janar, në qytetin e Krujës, ku dy persona, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën xhiron ditore prej 200 mjë lekësh të vjetra kamarierit të një lokali, në qytetin e Krujës.

Bazuar në prova të grumbulluara, shërbimet e Komisariat të Policisë Krujë, organziuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Cudhi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kroj Madh të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëautori tjetër i ngjarjes, për të cilin nuk i bëjmbëhen me dije të dhënat për arsye hetimore.

Gjatë operacionit, në momentin që shërbimet e policisë kanë rrethuar banesën për të ushtruar kontroll, i dyshuari A. K., ka dalë nga banesa me dy armë zjarri pistoleta në brez, por është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy armët e zjarrit pistoleta me dy krehra me fishekë.

Ndaj dy të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë Krujë, për kryerjen e veprave penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”. /a.y/noa.al