Transmetuar më 21-01-2020, 08:13
Lenda narkotike dhe pistoleta e sekuestruar

Policia e Gjirokastrës del me deklaratë lidhur me operacionin antidrogë të koduar “Vasjari” gjatë të cilit u sekuestrua 103 kilogramë lëndë narkotike dhe u vunë në pranga gjashtë persona, mes tyre një femër.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e policisë Gjirokastër, Tepelenë dhe Memaliaj, organizuan dhe finalizuan operacionin ku u vunë në pranga Ramiz Jahaj, 45 vjeç, banues në Vlorë; Mikel Zilfaj, 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj; Leonidha Koçiaj, 55 vjeç, banues në Mallakastër; Sefer Dukaj, 30 vjeç, banues në Vlorë; Matjana Betaj, 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe Ervin Saka, 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe një person tjetër.

Të dyshuarit në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa, me qëllim transportimin në drejtim të qytetit të Vlorës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Sekuestrohet 103 kg drogë në Tepelenë, arrestohen gjashtë persona/ Emrat