Transmetuar më 21-01-2020, 08:00
Lenda narkotike dhe pistoleta e sekuestruar

Një operacion antidrogë i policisë së Gjirokastrës dhe Tepelenës ka zbuluar dhe sekuestruar rreth 103 kilogramë lëndë narkotike.

Operacioni është kurorëzuar në fshatin Vasjar të Tepelenës, gjatë pasdites dhe mbrëmjes së të hënës.

Gjatë tij, u vunë në pranga gjashtë persona të dyshuar, Ramiz Jahaj, 45 vjeç, banues në Vlorë; Mikel Zilfaj, 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj; Leonidha Koçiaj, 55 vjeç, banues në Mallakastër; Sefer Dukaj, 30 vjeç, banues në Vlorë; Matjana Betaj, 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe Ervin Saka, 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, teksa po punohet edhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Operacioni u kurorëzua në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, ndërsa hetimet zgjasnin prej kohësh. /a.y/noa.al