Transmetuar më 21-01-2020, 00:31

Organizata Botërore e Shëndetësisë, konstaton se më shumë se 90 për qind e popullatës botërore jeton në rajonet në të cilat ndotja e ajrit i kapërcen kufijtë.

Nisur nga shifrat shqetësuese, shkencëtarët kanë tashmë një kohë të gjatë që dyshojnë se PM 2.5 (grimca të imta në ajër) shkaktojnë ndryshime epigjenetike në qelizat tona të cilat mund të rrezikojnë shëndetin tonë.

Fotografitë e satelitit kanë treguar ku është ndotja më e madhe në Tokë.

Pikërisht nga kjo arsye, ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve në vitin 2017 nisi të bëjë hulumtim klinik me qëllimin që të mësojnë se si efektet e ekspozimit ndaj përqendrimit të ajrit të ndotur nga PM 2.5 mund të zbuten me suplemente të vitaminës B, e cila përmban 2.5 mg thartirë folike, 50 mg vitaminë B6 dhe 1 mg vitaminë B12.

Rezultatet e hulumtimit kanë zbuluar se ekspozimi katërjavor me suplemente të vitaminës B kufizon efektin e PM 2.5 midis 28 dhe 78 për qind në dhjetë zona gjenetike.

Hulumtuesit kanë gjetur se reduktimi i ngjashëm pasqyrohet edhe në ADN mitokondrike, në pjesët e qelizave të cilat gjenerojnë energji.

Shkencëtarët megjithatë theksojnë se ky studim ka shumë kufizime, siç janë numri i vogël i të anketuarve, por edhe më pak informacione mbi madhësinë e vitaminës B e cila shkakton reaksionin.

Rezultatet e këtij studimi besohet se përmbajnë çelësin e zvogëlimit të dëmit së ajrit të ndotur.