Transmetuar më 20-01-2020, 14:56

Çdo gjë është e përkohshme dhe kur vjen puna tek astrologjia, ka ndryshime të shpeshta. Kur themi që do të jetë java më e keqe, nënkuptohet se yjet kanë përgatitur sfida dhe vështirësi për disa shenja të zodiakut.

Edhe pse ndryshimi ngjan interesant, shpesh herë mund të jetë aspak i këndshëm dhe këtë do ta përjetojnë Dashi, Gaforrja ose Akrepi. Asnjëra prej tyre nuk do e konsiderojë ndryshimin si diçka të mirë.

Dashi – Ju jeni në mes të një periudhe introspektive dhe introverte. Sidoqoftë, e gjithë kjo qetësi mezi po maskon zhurmën që do të shpërthejë brenda jush. Nëse mendja juaj po përjeton shqetësim dhe ankth, bëni të pamundurën për të gjetur mënyra që të qetësoheni. Vetëm se ju e perceptoni diçka si të vërtetë, nuk do të thotë se është e tillë. Ekziston një shans që ndjenjat tuaja mund t’ju drejtojnë drejt konfliktit këtë javë, kështu që përpiquni të jeni sa më objektiv për situatën tuaj.

Gaforrja – Mund të ndiheni sikur ekziston një hapësirë e çuditshme midis gjërave kryesore të jetës tuaj. Ju jeni duke lënë një destinacion dhe po shkoni në tjetrin, por nuk mund të jeni aq i sigurt se ku po shkoni dhe se pasiguria mund të jetë e frikshme. Jepini vetes pak kohë për të pushuar dhe rikuperuar. Ju nuk keni pse të zgjidhni të gjitha problemet e botës brenda natës. Lëreni kohën të bëjë punën e saj dhe jini të durueshëm. Gjithçka do të fillojë të ketë kuptim sa më shpejt.

Akrepi – Ndonjëherë, ju keni nevojë vetëm për një filxhan kakao të nxehtë, një pjesë të shfaqjes së preferuar televizive dhe një zgjidhje të mirë. Dhe ju e dini çfarë? Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Ju mund të ndiheni më emocionues dhe të ndjeshëm se zakonisht këtë javë, kështu që bëni çmos që të vendosni kufij dhe të kujdeseni për veten tuaj ashtu siç ju nevojiten. Është një kohë e bukur për të bërë përmirësime në shtëpinë tuaj dhe për të përmirësuar energjinë e hapësirës suaj të shenjtë. Nëse keni nevojë të anulloni planet tuaja dhe të kujdeseni për gjërat që janë personale për ju, astrologjia ju ka dhënë zyrtarisht bekimin e saj. /a.m/noa.al