Transmetuar më 20-01-2020, 09:32

Lëvizja Vetëvendosje në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ka propozuar Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e re të vendit.

Ky vendim vjen pas disa kërkesave të Presidentit Hashim Thaçi i cili shtoi presionin tek lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, që si fitues i zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, të formojë sa më shpejt Qeverinë e re të vendit.

Kreu i shtetit kërkoi që mandatari të propozohet në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Vendimi i është dorëzuar Presidentit Hashim Thaçi.

Dje Thaçi, përsëriti qëndrimin e tij se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti duhet të deklarohet nëse dëshiron që zyrtarisht ta pranojë nominimin për kryeministër ose të tregojë nëse e refuzon atë.

Ai deklaroi se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen institucionet. Prandaj, sipas tij, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit./b.l/noa.al/