Transmetuar më 19-01-2020, 20:24

Studimet e fundit tregojnë se vendi më i mirë për të rritur fëmijët është Danimarka.

Danimarka është një nga vendet më mirëqënien më të lartë në botë dhe konsiderohet edhe ndër vendet me popullsinë më të lumtur në planet.

Raporti, i cili rendit vendet më të mira, vlerësoi 73 kombe dhe kjo renditje bëhet çdo vit nga studiues të Shkollës Ëharton të Universitetit të Pensilvanisë.

Në Danimarkë, një familje falë politikave shumë bujare për gratë që sapo kanë lindur dhe lejes së atësisë, sistemit shëndetësor dhe arsimit publik falas në këto vende, ka përfitime të mëdha.

Vendet skandinave vazhdojnë të bëjnë diferencën, sepse në vendin e dytë renditet Suedia ndërsa në të tretin Norvegjia.

Kanadaja dhe Holanda janë në pesë të parat, pasuar nga Finlanda, Zvicra, Zelanda e Re, Australia dhe Austria.

Dy vendet fqinje të Shqipërisë, Italia dhe Greqia renditen përkatësisht në vendin e 16 dhe 21.

Në listën me 73 shtetet renditen edhe dy vende të Ballkanit, Kroacia në vendin e 24 dhe Serbia në vendin e 63.

Sondazhi u krye duke pyetur më shumë se 20,000 njerëz në SH.B.A., Azi, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë. Në këtë renditje, nuk ekziston Shqipëria./NOA.al