Transmetuar më 19-01-2020, 19:13

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj do të jetë lojtar i Barcelonës.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë do të prezantohet si blerja e re e skuadrës së dytë të Barcelonës, që merr pjesë në Segunda Division B.

Manaj ka kaluar testet  mjekësore dhe gjithçka është përgatitur që ai të pozojë me fanellën e Barçës. Gjatë janarit, 22-vjeçari shqiptar u afrua në klub për të zëvendësuar Abel Ruiz, i cili orët e ardhshme do të prezantohet te Sportingu në Portugali.

Manaj kishte një kontratë me Albacete deri në vitin 2024, por ai nuk ishte në planet e Luis Miguel Ramis dhe vendosi që largimi ishte opsioni më i mirë.

Sulmuesi shqiptar pres disa ditësh ndodhej në Barcelonë, i shoqëruar nga shokët e tij, ku ndoqi “live” edhe një ndeshje të Barcelonës B, atë ndaj Gimnastic.

Lojtari do të jetë në gjendje të debutojë fundjavën e ardhshme, në “Estadi Johan Cruyff”, kundër Ejeas.

Te skuadra B, në rast se Manaj do të jetë bindës, ai ka shansin e artë të bëhet pjesë e skuadrës së Messi me shokë, pasi nuk ka nevojë sa për kontratë, dhe mund të bëhet i pari futbollist shqiptar që luan me një ndër ekipet më të suksesshme në botë./NOA.al