Transmetuar më 19-01-2020, 09:32

Të fiksuar pas lojrave elektronike dhe filmave? Si thoni për një ndërthurje mes tyre?

Për këtë kanë menduar disa fansa të filmit me 7 seri të Harry Potter, të cilët kanë krijuar vendet kryesore të filmit, në lojën e mirënjohur MineCraft.

Një projekt i detajuar mirë përfshin një kopje thuajse ekzakte të shkollës së magjistarëve Hogëarts.

Të gjithë lojtarët tashmë mundet të vizitojnë çdo cep të kështjellës madhështore madje dhe të ndjekin leksione nga profesorët e Hogëarts.

Lojtarë si dhe inxhinierë kanë punuar rreth 7 vite për të ndërtuar një kopje perfekte dhe të detajuar të Harry Potter, një version i ri në lojën MineCraft. Ky version do të publikohet në fund të muajit janar 2020./b.l/noa.al/