Transmetuar më 17-01-2020, 21:32

Kombëtarja Shqiptare dhe ajo e Zvicrës prej vitesh janë në një betejë për lojtarët me origjinë shqiptarë, të cilët kanë lindur apo kanë nisur karrierën në kampionin zviceran.

Pas konflikteve, betejat mes tyre shpesh janë zgjidhur nga FIFA.

Glorian Kamberi, i cili ka luajtur me ekipet përfaqësuese zvicerane deri në U-21, pasi zgjodhi Shqipërinë, mësohet se i është bërë presion, aq sa FSHF iu drejtua FIFA-s, për të drejtën ligjore që i takonte talentit kuqezi.

Florian Kamberi ishte një nga risitë e trajnerit Edy Reja, në ekipin tonë Kombëtar, ndaj Andorrës dhe Francës, edhe pse FSHF nuk kishte siguruar ligjërisht të drejtën nga FIFA, pas ankesës së Zvicrës.

FIFA përmes një letre dërguar FSHF-së ka njoftuar se lojtari ka të drejtë të luajë me Shqipërinë.

/NOA.al