Transmetuar më 17-01-2020, 20:06

Një tërmet me magnitudë 4.4 ballë, sipas EMSC, u regjistrua rreth një orë më parë në Detin Jon.

Tërmeti pati një thellësi 10 km dhe epiqendër 253 km në perëndim të Athinës, ose 104 kilometra në Jugperëndim të Patras.

Epiqendra e tërmetit ishte vetëm 21 kilometra në jug të ishullit Zakynthos dhe 14 kilometra larg ishullit Lithakia.

Mediat greke, në bazë të matjeve që kanë bërë Shërbimet e Sizmologjisë, thanë se tërmeti ishte i shkallës 6.6 Rihter.

Sipas dëshmive, lëkundje tërmeti janë ndjerë në ishujt rreth epiqendrës, deri në Athinë.

Greqia është pjesë e zonës sizmike me Shqipërinë dhe madje e njëjta zonë u lëkund pak orë pas tërmetit të 26 nëntorit, në vendin tonë. /NOA.al