Transmetuar më 17-01-2020, 16:23

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka thotë se qysh prej 2 janarit 2020, në hartat e prodhuara nga Zyra e Hidrografisë së Britanisë së Madhe, Shqipëria nuk cilësohet më si bregdet i minuar.

Ajo thotë se për më shumë se 40 vjet, kjo zyrë, në hartat e publikuara prej saj, të përdorura gjerësisht nga lundërtarët, ruante shënimin “Formed mined zone” (ish zonë e minuar) për bregdetin shqiptar.

“Falë studimeve profesionale në terren, të Shërbimit Hidrografik të Forcës Detare Shqiptare dhe komunikimit me Zyrën e Shërbimit Hidrografik të Britanisë së Madhe, bregdeti shqiptar nuk përfaqëson asnjë rrezik për lundrim. Këtë fakt e konfirmon, drejtori Ekzekutiv i Zyrës Hidrografike në Britaninë e Madhe, Admiral Tim Lowe, zyra e të cilit ka botuar edhe këtë hartë përfundimtare”, thotë Xhaçka.

Më tej ajo e cilëson si një vendim pozitiv me efekte të mëdha, veçanërisht në zhvillimin e turizmit detar në Shqipëri. /a.y/noa.al