Transmetuar më 16-01-2020, 19:31

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri, i cili u nda nga jeta ditën e sotme pas një sëmundje të rëndë.

Rama duke postuar një foto të aktorit në rrjetin e tij social Facebook e ka shoqëruar me mbishkrimin: "Lamtumirë Xhod. Nuk kam fjalë".

Më herët reagoi edhe presidenti Meta i cili i shprehu ngushëllimet e tij familjarëve të aktorit të njohur. Meta shkruante se Ferri është një prej personaliteteve më të shquar të kinematografisë dhe filmave shqiptarë, ndërsa shton se Mjeshtri i Madh i Filmit do të mbahet mend përherë për rolet dhe personazhet karakteristike.

Xhevdet Ferri, u nda nga jeta në moshën 59-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë tumaroale. Prej disa ditësh ai ndodhej në reanimacion dhe po luftonte me vdekjen./b.l/noa.al/