Transmetuar më 16-01-2020, 08:47

Presidenti Ilir Meta publikon një fotografi nga takimi që ka patur në Kosovë, me ish-ambasadorin amerikan William Walker.

“I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin William Walker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit”, shkruan Meta.

Ai thotë se integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.

“E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë”, thotë kreu i shtetit. /a.y/noa.al

Masakra e Reçakut, Meta: Drejtësi deri në fund, të mos përsëriten ngjarje të tilla