Transmetuar më 14-01-2020, 14:12

Dalin detaje të reja lidhur me vdekjen e së moshuarës italiane Simonetta Gaggioli, 76 vjeçe, ish punonjëse në administratën e rajonit të Toscana, trupi i së cilës u gjet në 3 gusht 2019 brenda një thesi, në një gropë në zonën e Riotorto në Livorno.

Policia arrestoi gjatë së hënës nusen e të moshuarës, Adriana Gomes, e akuzuar për vrasje dhe fshehje të kufomës. Nën hetim është vendosur edhe djali i viktimës dhe bashkëshorti i Gomes, Filippo Andreani.

Nusja i kishte dhënë të moshuarës një dozë ilaçi dhjetë herë më të madhe nga sasia e lejuar. Më pas gruaja e vetme e ishte transportuar kufomën e vjehrrës për në makinën e saj, duke e hedhur më tej në një gropë.

Nga hetimet e kryera, u zbulua se krimi ndodhi pas një konflikti nuse-vjehrrë dhe se e dyshuara kishte në plan që të ikte jashtë shtetit.

Jo vetëm kaq por rezultoi se Gomes i kishte marrë një shumë të konsiderueshme parash nga pensioni të ndjerës, duke përdodur kartën e saj. /a.y/noa.al