Transmetuar më 13-01-2020, 20:07

Parashqevi Simaku mbetet një ndër zërat më të mirë të muzikës shqiptare.

Prej vitesh ikona e muzikës së lehtë shqiptare jeton në SHBA.

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, Parashqevia përveç zërit magjik dhe nostalgjisë që la pas për artdashësit, ndryshe nga këngëtaret e ditëve të sotme, nuk mund të quhet se ishte edhe aq e privilegjuar në atë kohë.

Ajo edhe dy vite para se të ndërrohej sistemi komunist, në kulmin e karrierës, ishte thirrur në zbor.

Një foto e rrallë me koleget Rita Ndoci dhe Ema Ndoja e mikesha të tjera, e vitit 1988, tregon se këngëtaret nuk ishin aq të privilegjuara nga shtresat e tjera të shoqërisë, madje përgatiteshin si të gjithë, të veshur ushtarikisht duke u stërvitur në male, me armë në dorë, për të mbrojtur Atdheun.

Dhe kjo foto tregon se pas zborit, ato ishin edhe krenare.

/NOA.al