Transmetuar më 13-01-2020, 00:47

Një mjegull e dendur ka bllokuar fluturimet në Aeroportin Nderkombëtar “Nënë Tereza” të Shqipërisë.

Për afro katër orë nga 18 00 e deri 21.45 nuk është bërë e mundur të ulet e të ngrihet asnjë avion.

Ka patur vonesa në mbërritjen dhe nisjen e avionëve, madje disa fluturime janë anulluar.

Vetëm rreth orës 22 00 është nisur Aegean Airlines dhe ka mundur të zbresë avioni i Turkish Airlines.

Situata ende nuk është normalizuar.

Në pamjet e galerisë shikoni si janë zhytur në kaos fluturimet ku disa janë anuluar dhe ende nuk dihet nëse të tjera do të vazhdojnë në orët në vijim.

TIA nuk ka bërë ndonjë njoftim publik në faqen e saj mbi këtë situatë.